Në sa vende mund të ndodhet Erjon Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë, në të njëjtën kohë? Këtë pyetje shtron ‘Lapsi.al’ që ka investiguar veprimet prej magjistari të kryetarit të Bashksië së Tiranës.
Dje, më datë 4 dhjetor ekranet televizive të Tiranës kanë transmetuar kronika se si “në kohë reale” Erjon Veliaj po mbillte pemë në Tiranë:
Shiko fotot më lart
Por edhe vetë Erjon veliaj ka shkruar në një status në Twitter sikur ndodhej në Tiranë dhe po këshillonte qytetarët mbi marrëdhënien e tyre me natyrën.
“Ca do të bëjmë tani, do te mallkojme natyrën për shiun e shajme gjithe teb tjeret per te nxjerre dufin si sport kombetar?
Pse nuk fillojme sot t’i kthejme borxhin natyres? Te mbjellim peme qe te mos na rreshqasin kodrat neper rruge.
Ne ia nisem disa qindra te Liqeni i Thate”, shkruan ai ne Twitter, sikur ndodhej te Liqeni i Thate, por ku ishte…
Por realisht Veliaj nuk ndodhej në Tiranë. Nga ana tjetër e kufirit, mediat italiane japin detaje për agjendën e Veliajt, raportojnë për takimet e tij në kohë reale, madje gazetarët edhe e kanë intervistuar kryebashkiakun, për të cilin kjo është eksperiencë që sa vjen e bëhet më e rrallë. Të hënën paradite, ndërsa në zyrat e Bashkisë, përgatiteshin pamjet dhe teksti për t’iu servirur mediave, Erion Veliaj ishte në një takim në Abruzzo, bashkë me presidentin e rajonit në fjalë dhe me Presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani.
Aty u zhvillua ceremonia përmbyllëse e programit IPA Adriatic Cross-Border Cooperation 2007-2013. Veliaj ka patur kohë për t’u takuar me një përfaqësi të komunitetit arbëresh në Itali, shoqëruar nga ambasadorja shqiptare atje. Shikoni videon më poshtë:
Shqiptarëve iu tha të hënën nga rrjetet sociale dhe nga ekranet e televizioneve, se Erion Veliaj ishte duke mbjellë pemë pranë Unazës së Re në Tiranë. Njoftimi zyrtar i Bashkisë kishte video dhe foto të kryebashkiakut. ‘Lapsi.al’ raportoi se Veliaj ishte në Itali dhe se ishte parë në aeroportin e Romës, në Fiumiçino mbrëmjen e së dielës. Kronika e lajmit të rremë u përsërit në të gjitha ekranet e televizioneve një ditë më parë.
Veritas.com.al/