Një grua që “është bërë burrë” duhet të trajtohet “në të njëjtën mënyrë si çdo kandidat tjetër mashkull”,ka vendosur Logu i Madh i Bashkuar i Anglisë

Nga: Matteo Orlando 

Një grua që “është bërë një burrë” duhet të trajtohet “në të njëjtën mënyrë si çdo kandidat tjetër mashkull”. Një transeksual me paraqitje femërore mund të vazhdojë të frekuentojë logun.

Kështu ka vendosur Logu i Madh I bashkuar i Anglisë (Ugle),qe ka juridiksion mbi Anglinë, Uellsin dhe rajonet e përtej oqeanit, një Log I Madh, themeluar në vitin 1717,qe ka rreth 200 mijë anëtarë.

Dokumenti udhëzues, i cili është transmetuar në 7,000 logjet e pranishme në të dy vendet, të udhëhequr nga Mbretëresha Elizabeta II, thotë se ri-emërtimi i gjinisë se një Masoni duhet “të trajtohet me dhembshuri dhe ndjeshmëri maksimale”.

Pavarësisht nga identiteti i gjinisë të 200,000 anëtarët e Ugle do të quhen ende formalisht “vëllezër” dhe pritet që “Masoni transeksual të marrë mbështetjen e plotë të vëllezërve të tij”.

Ndërsa gratë nuk mund të hyjnë akoma në Ugle, në Mbretërinë e Bashkuar ekzistojnë 4,700 gra masonë dhe janë dy logje ekskluzivisht femërore: l’Order of Women Freemasons,dmth Urdhri i Grave Masone (Owf) dhe l’Honourable Fraternity of Ancient Freemasons,dmth  Vëllazëria e Nderuar e Masonëve të Lashtë (Hfaf).

Një zëdhënës i Ugle-s ka deklaruar se “edhe pse nuk ka pasur një kërkesë të përgjithshme orientimi mbi riemertimin e gjinisë, pyetjet mbi argumentin do të bëhen gjithnjë e më të zakonshme në të ardhmen dhe tani duket të jetë një moment i përshtatshëm për të ofruar udhëzime të përgjithshme për anëtarët tanë”.

Duke qenë një shoqatë e ndarë sipas seksit, masonët janë përjashtuar nga legjislacioni mbi diskriminimin seksual në fushën e pranimeve. Megjithatë, sapo njerëzit të bëhen anëtarë, janë te mbrojtur nga Akti i Njohjes Gjinore të vitit 2004 dhe Akti për Barazinë i vitit 2010.

Përshëndetjet formale do të mbeten të lidhura me termin “Vëlla”, kështu që nëse dikush ka kaluar nga John te Jane do të quhet “Brother Jane” ose “Brother” plus shtimin e mbiemrit.
Do te parashikohen edhe alternativa të përshtatshme qe kane te bëjnë me veshjen si një fund I erret elegant dhe një bluze.

Të gjithë “kandidatët” masonë do të vazhdojnë t’i nënshtrohen dy riteve shumë të fshehta të inicimit të quajtur “Heredom of Kilwinning” dhe “Knight of the Rosy Cross”. Ata gjithashtu do të vazhdojnë të paguajnë një tarifë te inicimit ne hyrje dhe do të paguajnë një abonim vjetor.

Edhe në logjet e grave, gratë mbajnë inicime, ceremoni dhe ritualë si ekuivalentet e tyre meshkuj. Fraterniteti i Nderuar i Freemasoneve të Lashtë parashikon një inicim të ‘’shkallës së parë” që përfshin një grua që zbulon “krahun e djathtë, gjoksin dhe gjurin e majtë “të saj ndërsa një lak është vendosur rreth qafës së saj.

Veritas.com.al/