Nga: Ilaria Pedriali

Karta krediti të parapaguara dhe pa emër të dhëna si dhuratë emigrantëve, në mënyrë që ata të mund të lëvizin lirisht në Evropë.Per ti  shpërndare këto letra do të ishte UNHCR dhe BE, në bashkëpunim me MasterCard dhe manjatin hungarez George Soros, i cili do të kishte ndarë diçka si 500 milion dollarë. Kjo thuhet nga një sajt informacioni Slloven, Nova24, që citon burime te policisë kroate.

Çdo gjë fillon nga sinjalizimet e shumë përdoruesve të rrjeteve sociale, të cilët kanë denoncuar faktin se ndërsa emigrantët e paligjshëm presin në Bosnje- Herzegovinë për të vazhduar udhëtimin e tyre drejt Evropës, mund të tërheqin paratë nga ATM-të për ti vënë mënjanë për të shkuar në vende të tjera.Një zyrtar i policisë kroate ka deklaruar: “Emigrantët e paligjshëm që ne i dërgojmë në shtëpi, brenda disa ditëve, kthehen dhe paraqiten per të provuar te rihyjne në Kroaci. Disa janë shumë të varfër, por shumica e tyre janë të pajisur mirë, me këpucë dhe rroba të reja, smartfonë të sofistikuar dhe të gjeneratës se fundit, madje edhe armë. Dhe të gjithë kanë në përdorim një Mastercard pa emër, por me diciturën UNHCR dhe një numër të stampuar. Ajo që nuk shpjegojmë është se nga cila llogari tërhiqen parate nga ATM-të. ”

Asnjë emër në kartat, pra, as nevoja për të treguar ndonjë dokument identiteti për t’i përdorur ato. Mjafton të jesh refugjat që dëshiron të bredhësh ne vendet evropiane. Dyshimi që del në pah është se Evropa, e ndihmuar nga paladinee e emigracionizmit ne stilin Soros, financon me paratë e taksapaguesve pushtimin e emigrantëve. Dhe me të, rreziqet e lidhura, me terrorizmin në radhë të parë.

Historia e kartave te parapaguara për emigrantët nuk është gjë e re. Që në 2016 Mastercard kishte njoftuar synimin për të lëshuar karta te parapaguara për “ti ofruar refugjateve, lëvizshmëri, fleksibilitetit dhe dinjitet”. Dhe vitin e kaluar kishte njoftuar një bashkëpunim me George Soros në një iniciativë të quajtur Human Ventures, e cila kishte qëllimin e deklaruar per të “ndihmuar emigrantët, refugjatët dhe të tjerë që luftojnë brenda komuniteteve te tyre anembanë botës për të përmirësuar statusin e tyre ekonomik dhe shoqëror “. Soros kishte shpjeguar se investimi në këtë ndërmarrje sociale kishte për qëllim “të tregonte se si kapitali privat mund të luajë një rol konstruktiv në zgjidhjen e problemeve sociale”. Dhe cila është mënyra më e mirë për të ngritur gjendjen ekonomike të një të varfëri, nëse nuk i jep atij një kartë krediti nga e cila do të tërheqë para?

Veritas.com.a/