Pas refuzimit të manovrës financiare italiane nga ana e Komisionit te BE-së, zëvendëskryeministri Matteo Salvini është kthyer për t’u dëgjuar mbi çështjen e Bilancit Europian, që do të votohet brenda javëve të ardhshme dhe për të cilin ai kishte argumentuar që në kohën e mosdhënies të ndihmës Italisë për çështjen e emigrantëve:
“Do të bëjmë një analizë të kujdesshme të Buxhetit të ardhshëm Evropian dhe do të shprehim një qëndrim të qartë të qeverisë italiane: nuk do të kenë voten tone në favor nëse do te kete shkurtime për investimet, punën, bujqësinë, sigurinë dhe emigracionin.
Do te themi edhe jo për taksat evropiane që peshojnë mbi qytetarët dhe bizneset “, tha Salvini në fund të takimit ndërministror për çështjet evropiane në Palazzo Chigi.
Veritas.com.al/