Nga Nard Ndoka/
Partia Demokratike i ka dhënë çdo gjë Partisë Socialiste për reformën zgjedhore:
ndryshim sistemi elektoral, ndryshim kushtetute, zgjedhjen e Presidentit, përjashtimin e partive të treta, komisione bipolare etj, etj!
Partia Socialiste, i mori territoret me “reformën administrative”, drogë, kriminelë në Kuvend e fushatë, korrupsion dhe në fund i dhuroi gjashtë ministra sezonalë!
Partia Demokratike, deklaroi se nuk do hyjë në zgjedhje me këtë ndarje territoriale të bashkive; jo vetëm hyri në zgjedhje, por i humbi bindshëm ato dhe madje pranoi rezultatin!
Partia Demokratike, deklaroi, se nuk futemi në zgjedhje pa votim e numërim elektronik.
Jo vetem që u fut në zgjedhje, por i mbajti ‘bishtukun’ PS-së me ministrat sezonalë; kur bandat blinin dhe vidhnin zgjedhjet!
Ju lutem, kolegë demokratë, kursejni deklararat: “Se nuk futemi në zgjedhje”, se nuk mund t’ju besojë më njeri, madje as nga aleatët tuaj!
Opozita është mision, institucion, alternativë, besim, shpresë; ndërsa mënyra e votimit është formalitet në favorin e më të fortit të radhës!
Një Opozitë me moral të lartë, e zgjedh vetë menyrën e votimit; një Opozite ‘qaramane’, ja diktojnë rregullat dhe rezultatin!
Për të shkuar deri tek formaliteti i votimit, na duhet të fitojmë besimin, respektin dhe mbështetjen mbarëpopullore!
Qytetarët sot, nesër dhe çdo moment kanë nevojë për një Opozitë që t’ju dalë Zot, që të pengojë dhe mposhtë keqqeverisjen, që të tregojë bindshëm, se jemi seriozë dhe të pamposhtur në misionin tonë kushtetues!
Duhet thjesht përkushtim dhe vëmendje!
Veritas.com.al/