Trupi i pajetë i pilotit rus që mbeti i vdekur pasi ushtria turke rrëzoi avionin me pretendimin se shkeli hapësirën e saj ajrore mbërriti sot në Moskë.Në aeroportin ushtarak Chkalovsky të Moskës është organizuar një ceremoni nderimi, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të shtetit rus.
Oleg Peshkov ishte i martuar dhe babai i dy fëmijëve. Incidenti i para një jave tensionoi marrëdhëniet mes dy Rusisë dhe Turqisë.
Putin akuzon Erdoganin se po mbështet rebelët e ISIS, ndërsa Ankaraja zyrtare thotë se lufta ndaj Shtetit Islamik nuk mund të vazhdojë me dy koalicione.
30 Nën 2015