Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez, gjatë fjalës së tij të mbajtur në takimin me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, vuri theksin tek rëndësia që Ballkani Perëndimor ka si pjesë e BE-së.
“Me Ballkanin Perëndimor na bashkojnë objektivat evropiane, prandaj ne e mbështesim rajonin në rrugën e saj drejt unionit”.
Sanchez paralelizoi situatën e shteteve në Ballkanin Perëndimor me situatën e gadishullit Iberik, të cilët aderonin të hynin në BE gjatë viteve 1980.
“Unë uroj që rruga që ka zgjedhur Shqipëria drejt BE-së, të jetë e suksesshme. BE nuk mund të ketë kuptim pa Ballkanin, ashtu siç nuk mund të kishte kuptim pa Spanjën dhe Portugalinë gjatë viteve ‘80”.
Kryeministri spanjoll foli edhe për luftën në Ukrainë duke thënë që agresioni rus “ka treguar fortësinë e BE-së”.
“Jetojmë në kohë të vështira sepse lufta ka sjellë probleme të mëdha në energji, ekonomi dhe siguri”, vijoi Sanchez.