Më shumë se 200,000 azilkërkues në Gjermani që kanë hyrë në vend që nga viti 2014, kanë të njëjtën ditëlindje: 1 janar. Ata kanë ndarë të njëjtën datë si ditëlindje sepse kanë ardhur pa ndonjë dokument identifikimi.

Që nga 31 korriku, një total prej 207,347 azilkërkues në Gjermani mbajnë të njëjtën ditëlindje, 1 Janar, sipas Ministrisë Federale të Gjermanisë për Punët e Brendshme. Ky fakt u mor në konsideratë pasi kjo u paraqit nga deputeti i Lëvizjes kundër Emigracionit në Gjemani ‘Alternativa për Gjermaninë’ Anton Friesen, raporton Berliner Zeitung.

Të gjithë emigrantët, në totalin prej  125,408 azilkërkues, kanë ardhur në Gjermani gjatë krizës së emigracionit në vitin 2015.

“Data 1 Janar e ditëlindjes është shënuar kur azilkërkuesit nuk mund të prodhonin pasaporta me identitetin e tyre, por dinin vetëm vitin e lindjes, po jo saktësisht datën dhe muajin”, tha Ministria e Brendshme.

Në shtatë  muajt e parë të vitit 2018, janë 6,367 azilkërkues që kanë shënuar 1 Janarin si ditëlindje.

Veritas.com.al/