Është rritur në 30 për qind numri i grave në Gjermani që po vuajnë gjymtimin e organit gjenital (FGM) në vetëm tre vjet, teksa në vende ku ka më shumë emigrantë fenomeni është rritur në 40 për qind.

Zbulimi shokues, i kryer në një studim nga Ministria e Punëve të Familjes në Gjermani, gjeti si provë se janë 48 000 viktima të praktikës së tmerrshme të atyre që jetojnë në vend – me një rritje prej 30 për qind që nga viti 2014.

Gjymtimi gjenital (FGM) është gjë e zakonshme në shoqëritë Afrikane e Myslimane, ku është përdorur për të ndrydhur dhe kontrolluar seksualitetin femëror. Dokumenti qeveritar e lidh direkt këtë rritje të gjymtimit te gratë në Gjermani me emigracionin, duke shpjeguar se:

“Sipas studimit, emigrimi i grave nga vende ku gjymtimi gjenital i grave është i përhapur si praktikë, është rritur në 40 për qind mes fundit të vitit 2014 dhe mesit të vitit 2016. Numri i personave të prekur është rritur në 30 %.”

Shumica e grave që jetojnë në Gjermani, të cilat vuajnë nga gjymtimi i organit gjenital (FGM) janë me origjinë nga Eritrea, Somalia, Egypti, Ethiopia, dhe Iraku.

/Veritas.com.al/