Roberto Pellegrino 

Madrid, të mbahet fryma, janë numrat që inkurajojnë. Pothuajse nëntëdhjetë kundrejt të mërkurës dhe të enjtes.

Kontabiliteti cinik i të vdekurve të Covid-19, përpikmërisht arrin në gjashtë të mbrëmjes nga goja e Fernando Simón, koordinator i emergjencës. Nuk ndodhte prej tetë ditësh, në 24 orët e fundit te vdekurit jane 655 kundrejt masakrës së djeshme, 738 vdekje: totali është 8.165. Për herë të parë, zia zvogëlohet, por infektimet të fusin frikën: ato rriten në mënyrë të pakontrollueshme, 8,578 më shumë në 24 orë në gjithsej 56.198 raste.

Pastaj erdhi lajmi bombë: ambasada kineze në Madrid paralajmëroi në Twitter se Spanja kishte blerë 640,000 teste të shpejta për koronavirusin nga Bioeasy, një kompani franceze që i prodhon ato pa licensë ne Pekinit,dhe për këtë arsye ato nuk janë aspak të besueshme. Salvador Illa Roca, Ministri i Shëndetësisë u materializua menjëherë në një videokonferencë, duke mohuar se i kishte blerë ato nga Francezët. Sidoqoftë, sipas El País,tamponët e blerë nga qeveria po tregojnë një ndjeshmëri shumë të ulët që mashtron sepse tregojnë negativë të rremë. Një task forcë mjekësore, e cila i ekzaminoi ata, ka siguruar që ato nuk po funksionojnë. Pastaj vjen lajmi se Departamenti i Shëndetësisë ka kthyer tashmë testet false dhe i ka blerë ato nga prodhuesit me patenta Evropiane nën markën Ce. Simón ka siguruar që janë blerë 9 mijë teste të shpejta dhe jo shumë të ndjeshme, jo 640 mijë. Ndjeshmëria e tyre është shumë e ulët, 30%, kur duhet të jetë më e madhe se 80%. Nëse do të përdoren, ato do të shtrembërojnë të gjitha raportet shëndetësore, duke prodhuar negativë të rremë që, përkundrazi, do të vazhdojnë të përhapen. Mjekët rekomandojnë tamponë që përdorin 95% teknologji molekulare të sigurt, por më të ngadaltë.

Ndërkohë arrin konfirmimi i pozitivitetit ndaj ngjitjes së zv / kryeministres Carmen Calvo,e shtruar në spital në mbrëmjen e së martës në një klinike private të Madridit për një krizë respiratore. Mbetet misteri për kushtet e shëndetit. Santiago Abascal, 48 vjeç, drejtues i partisë së ekstremit të djathtë Vox që ndoqi një kongres me 10 mijë delegatë mbetet nën vëzhgim, pozitiv me provën e dytë. Nëna e ish kryeministrit spanjoll José Maria Aznar, Elvira Lopez, vdiq në 98 vjeç nga koronavirusi.

VERITAS.COM.AL/