Një hetim i pavarur për vrasjen e gazetarit disident saudit Jamal Khashoggi.

OKB njoftoi dje nga goja e relatores speciale për ekzekutimet jashtëgjyqësore ose arbitrare Agnes Callamard, e cila do të udhëtojë në Turqi javën e ardhshme për të mbledhur informacione mbi vrasjen e gazetarit te Washington Post të ekzekutuar në 2 tetorin e kaluar në konsullatën e Arabise Saudite në Stamboll në një pritë që sipas shumë burimeve kishte si urdherues Princin e Kurorës Mohammad bin Salman.

Misioni do të zhvillohet nga 28 janari deri më 3 shkurt dhe Callamard do të vlerësojë reagimet e qeverive ndaj vrasjes dhe “zgjerimin e përgjegjësive të Shteteve dhe të individëve në vrasjen”. Rezultatet e hetimeve do të dorëzohen në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në qershor.

Në dhjetor, gjatë seancës së parë të drejtësisë saudite kundër njëmbëdhjetë të pandehurve, prokura e Riadit kërkoi dënimin me vdekje për pesë vetë për vrasjen e Khashoggit.Dje Ministri i Financave Saudit Mohammed al-Jadaan, nga Forumi Ekonomik Botëror i Davos, tha se Arabia Saudite do të garantojë që “te mbizotëroje drejtesia në proceset mbi Khashoggin”. Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu vazhdon të pohojë se “disa qeveri duan të mbulojnë vrasjen e Khashoggit, pikërisht ndërsa është koha për të hapur një hetim ndërkombëtar. Kjo këtë ne Turqi do te mbërrijë një i dërguar i posaçëm i OKB-së “. Callamard, per saktësim.

Veritas.com.al/