Pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike, duke sjellë në vendin tonë mbizotërim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Ndërsa orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në vend, ku në skajin Verior.

E njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 29°C. Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here deri e fortë me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Masat ajrore të qëndrueshme që po diktojnë kushtet e motit atmosferik në gadishullin e Ballkanit po ndikojnë motin edhe në republikën e Kosovës, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Pritet që kthjellimet të jenë më prezente gjatë paradites në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin shtim gradual të vranësirave në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mesdita sjell rritje me 2 gradë të temperaturave duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatare por herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV do të vijoj me kthjellim dhe kalime të lehta vranësirash edhe gjatë ditës së mërkurë, ku kthjellimet do të jenë më të dukshme gjatë paradites dhe në zonat Jugore dhe Perëndimore. Ndërsa pas – mesdite parashikohet që vranësira kalimtare të shfaqen në të gjithë vendin, ku më të fokusuara pritet të jenë në zonat Verilindore të republikës së MV. Temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit regjistrojnë 5 gradë C dhe në mesditë do të ngjiten deri në 26 gradë C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Europa

Gadishulli Skandinav si edhe rajoni i Baltikut do të mbeten nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të dendur, herë pas here priten edhe mini-stuhi të forta ere, situatë kjo si pasojë e prezencës së një qendre ciklonare e zhvilluar në veri-veriperëndim të Evropës. Po ashtu; vranësira, rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere do të ketë në ishujt britanikë ndërsa moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jetë dominante në gadishullin Iberik, gadishullin e Ballkanit si edhe Vendet e Evropës Qendrore./abcnews.al