Ishte njoftuar një mbledhje e fuqishme, tërmet në kryesinë e Partisë Socialiste. Mbledhja sapo përfundoi; por pa asnjë tërmet. Vetëm një zë, zëri i njërit që nuk thotë gjë kurore, Niko Peleshi.

Ky ka qenë i pari që ka folur për mediat se çfarë u diskutua.

Sipas tij, në fokus të mbledhjes ishte organizimi i punës për zgjedhjet e 18 qershorit.

I pyetur nga gazetarët se si i komenton akuzat e forta të LSI-së, Niko Peleshi i quajti manovra politike në prag të zgjedhjeve.

Ndërsa sa i përket shkarkimit të Ylli Manjani, Peleshi tha se shkak janë deklaratat që ai bëri ndaj Qeverisë.

“Mund të mirëkuptojmë që partitë në koalicion mund të kenë taktika politike. Deklaratat e Manjanit shpjeguan arsyet përse u shkarkua”, tha zv/Kryeministri.

Domethënë u zgjodh të fliste një njeri që nuk thotë gjë. Dhe në një kohë kur nuk ka gjë për të thënë.

/Veritas.com.al/