Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mengjesit të të shtunës, 30 Nëntor, ndër të tjera merren këto vendime:
- Të gjitha familjet e viktimave në shtëpi të re menjëherë – afati maksimal brenda mesit të muajit dhjetor
- Lindita Cara dhe Albert Cara, dy të mbijetuar që humbën totalisht familjet e tyre, trajtim të posaçëm shtetëror gjithë jetën
- Të gjithë anëtarët pensionistë të familjeve të viktimave, pension të posaçëm në vlerë të barabartë me pensionin që shteti shqiptar jep në bazë të ligjit, për individët me kontribute të veçanta në art, kulturë, shkencë, sport, etj…
- Të gjithë anëtarët nxënës apo studentë të familjeve të viktimave, bursë mujore 15 mijë lek të reja, deri në përfundimin e shkollës dhe/apo studimeve të larta
- Të gjitha familjet e viktimave 1 milion lek të reja, përfshirë edhe familjet e dy viktimave nga Kosova
Zoti u lehtësoftë e na ndihmoftë t’u lehtësojmë dhimbjen e patregueshme! Kështu përfundon njoftimi i qeverisë. 🙏
#TiNukDoTëJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱
https//:e-albania.al/dhuro