(FOTO: Kallëzimi nga ish- drejtori i FBI, Mueller (djathtas) është denoncuar si “gjueti shtrigash” nga presidneti i Shteteve të Bashkuara)/

Një këshill special hetimesh njofton se çështja e ndërhyrjes së dyshuar të rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane, ka mbledhur një grup njerëzish në Juri. Sipas mediave amerikane, ‘juria e madhe’ është thërritur nga ish- shefi i FBI, Mueller, për të gërmuar në ‘prova’ me qëllim që të mbështesë akuzat që ka bërë vetë.

Raportimet nga ‘Wall Street Journal’ dhe agjencia e lajmeve ‘Reuters’ njpftojnë se hetimi i kryer nga Robert Mueller po jep goditje.

Reuters raporton se juria ka lëshuar thirrje mbi takimin e qershorit 2016 mes djalit të  presidnetit Donald Trump dhe një avokati Rus.

Presidenti Trump ka hedhur poshtë çdo thënie mbi bashkëpunimin e tij me Kremlinin për të mundur Hillari Clinton.

Në Shtetet e Bashkuara, juritë e mëdha ngrihen për të shqyrtuar nëse prova në një çështje është aq e madhe sa mjafton  për të formuar padi për të proceduar në një gjyq penal. Juritë nuk vendosin as pafajësi dhe as fajësi për të dyshuarin potencial.

Juria gjithashtu i hap rrugën prokurorit që të formulojë çështjen, në një urdhër gjyqësor, për të siguruar dokumentet ose për të vënë dëshmitarët nën betim për dëshminë.

Veritas.com.al/