
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është mbledhur sot për herë të parë pas thirrjes së anëtarit të Gjykatës së Lartë, Artan Broci.
Sipas Kushtetutës, Broci gëzon cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe në këtë cilësi ai ka nisur punën për krijimin e kushteve dhe marrjen e masave organizative për thirrjen e mbledhjes së parë konstitutive të KED.
Në këto kushte, pasi rakordoi edhe me Institucionin e Avokatit të Popullit, pjesëmarrja e të cilit është e detyrueshme, vendosi të thërrasë mbledhjen e parë të këtij organi në Gjykatën e Lartë.
Veritas.com.al/