-Pjetër Prela kishte denoncuar skandalin e tjetërsimit të pronave-
Gjatë natës është djegur një lokal në Shëngjin tek zona e njohur si ‘Rana e Hedhun’.
Mësohet se lokali është në pronësi të Pjetër Prelës i cili ka denoncuar më parë skandalin e tjetërsimit të pronave tek ‘Rana e Hedhun’.
Policia ende nuk ka asnjë pistë të qartë për shkaqet e zjarrit.
Hetimi i parë për skandalin e tjetërsimit të pronave në Shëngjin ka nisur pas denoncimit në shtator të vitit 2017 të shtetasit Pjetër Prela, i cili ka pretenduar se i është tjetërsuar sipërfaqja prej 234,548 m2 tokë në zonën bregdetare të Shëngjinit.
Veritas.com.al/