Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka garantuar beben britanike Charley Gard me rezidencë të përhershme në Shtetet e Bashkuara. Bebja Charley Gard, i sëmurë në gjendje kritike, prej kohësh ka hapur një diskutim të madh në diplomaci, në mjekësi dhe në media mbi kurimin në Shtetet e Bashkuara.
Lajmi se Kongresi miratoi amendamentin për t’i dhënë rezidencë në Shtetet e Bashkuara, u përhap po kështu me shpejtësi në gjithë globin, si një lajm shprese për Charley Gard. Kështu që fëmija mund të fluturojë menjëherë drejt Amerikës për trajtim mjekësor.
Përpjekjet ligjore që u bënë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, media Britanike i keqtrajtoi duke keqinformuar sikur Charlie Gard iu dha “shtetësi” amerikane.
Lëvizja është nxitur nga Republikania Jaime Herrera Beutler (R-WA), e cila luftoi or të siguruar fëmijën e saj pasi doktorët i thanë se “ Nuk mund të bëhet asgjë; fëmija juaj do të vdesë”.
Veritas.com.al/