
Qytetarët shqiptarë nuk mund ta përdorin më rrjetin social Tik Tok në telefonat e tyre. Bëhet fjalë për përdorusit që e aksesojnë këtë platformë përmes internetit të ofruar nga operatorët telefonikë.
“Që mbrëmë nuk e kemi të mundur që tik tok të aksesohet nëpërmjet telefonave, tabletave. Kjo për të qenë realistë kjo është vetëm faza e parë e mbylljes së tik tok në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.”
Megjithatë, Tik Tok është ende i aksesueshëm duke përdorur rrjetet wireless, ose e thene ndryshe me internetin tokesor, me te cilin lidhemi me wifi. Por sipas Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, shumë shpejt do të bllokohet edhe ky shërbim.
“Do të pasohet edhe me mbylljen e kësaj platforme në rrjetin fiks, çka do të thotë të kemi mundësinë ta mbyllin aksesin në rrjetin fiks, ku përfshihet edhe wifi. Në këtë moment ne po punojmë edhe me operatorët e shërbimit të internetit, po ashtu edhe me autoritete rregullorë të fushës së komunikimeve elektronike për të implementuar masat teknike për fazën e dytë që të bëjnë të mundur mbylljen e plotë të aksesit.”
Por ata që duan të aksesojnë këtë platformë, kane nje tjeter mundesi sesi ta kene serish tik tok në celularet e tyre. Duke perdorur VPN, ose një menyre aksesi ne internet, nga jashte shqiperise.
“Përdorimi i VPN maskon trafikun dhe vendndodhjen e personit që e përdor. VPN falas që ndodhet në Google dhe Apple e bëjnë edhe më të sigurt përdoruesin. VPN zyrtare ofrojnë edhe versione falas. Por kjo nuk do të thotë që të nxisim qytetarët që t’i përdorin.”
Kjo aletarnativë ka një sërë rreziqesh.
“Sidomos fëmijët që janë të prirur të instalojnë VPN, që janë falas. Këto janë një rrisk shumë i madh i sigurisë së të dhënave. Duke e shkarkuar falas i jep mundësinë një hakeri në pajisjen tënde. Me instalimin e VPN falas jemi shumë të rriskuar për vjedhje të dhënash, transferim të këtyre të dhënave në server të tjerë. Nëse do të bëjmë një paralelizëm është si instalimi i një bombe në telefon që nuk dihet se kur mund të shpërthejë dhe se çfarë efekti mund të sjellë në vijim.”
Por cilat lloje të VPN –ve po përdoren në Shqipëri?
“Mund të thuhet që VPN që po përdoren në Shqipëri janë të ligjshme dhe nuk cënojnë sigurinë. Nëse instalojmë një VPN nga një burim i pasigurt, kuptohet që kemi të bëjmë me virus.”
Tik tok do të jetë i mbyllur në shqipëri për 1 vit. Qeveria shqiptare është në komunikim të vazhdueshëm me kompaninë për vendosjen e disa filtrave, në momentin kur platforma do të rihapet sërish.
“Një nga masat që është kërkuar është edhe aplikimi i filtravfe që bëjnë të mundur idetifikimin e gjuhës shqipe që të identifikohë gjuhën e ashoër, shantazhet, bullizimet që të mbrohen fëmijët.”
Komente