TIRANË – Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, ka shprehur optimizëm për ecurinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor, duke vlerësuar veçanërisht progresin e Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Costa konfirmoi se Shqipëria ka hapur tashmë 35 kapitujt e negociatave dhe po ecën përpara me hapa të sigurt.

Zyrtari i lartë i Bashkimit Europian e cilësoi si shumë ambicioz qëllimin e Shqipërisë, ndërsa theksoi se periudha e ardhshme prej një viti e gjysmë kërkon punë të pandërprerë për përmbushjen e këtij objektivi.

“Mund të presim ne për Ukrainën. Unë jam më optimist, por në lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor si Mali i Zi dhe Shqipëria unë mendoj se ne jemi në rrugën e duhur. 35 kapituj janë hapur për Shqipërinë.

Po ecet përpara dhe këtu duhet që të fokusohemi. Shqipëria ka një qëllim shumë ambicioz, kemi edhe një vit e gjysmë përpara dhe ne duhet të vazhdojmë që të punojmë për këtë çështje”, u shpreh Costa.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *