Kuvendi miratoi me 73 vota pro dhe 7 kundër përbërjen e Komisionit për antikorrupsionin dhe Komisionit për Dezinformimin.
Deputetët Lindita Metaliaj, Dashnor Sula, Agron Shehaj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu dhe Spahiu votuan kundër ngritjes së Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian
‘Komision Xhafaj Koti’ e quajti Dashnor Sula.
Komisioni antikorrupsion do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj. Ndersa i Dezinformimit nga Erion Brace.
I. Përbërja e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030
1. Fatmir Xhafaj kryetar (PS)
2. Klotida Bushka anëtare (PS)
3. Eduard Shalsi anëtar (PS)
4. Etilda Gjonaj anëtare (PS)
5. Evis Kushi anëtare (PS)
6. Toni Gogu anëtar (PS)
7. Jorida Tabaku anëtare (PD)
8. Dhurata Tyli anëtare (PD)
9. Sorina Kote anëtare (PD)
10. Flutura Açka anëtare (PD)
11. anëtar (PD)
1. Milva Ekonomi anëtare zëvendësues (PS)
2. Erion Braçe anëtar zëvendësues (PS)
3. anëtar zëvendësues (PD)
4. anëtar zëvendësues (PD)
Me 73 vota pro dhe 7 kundër u miratua dhe ngritja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të mbikëqyrjes së huaj në proceset demokratikë të vendit”
Perberja e Komisionit te Posacem te Dezinformimit
1. Erjon Braçe kryetar (PS)
2. Etilda Gjonaj sekretare (PS)
3. Bledar Çuçi anëtar (PS)
4. Pandeli Majko anëtar (PS)
5. Mimi Kodheli anëtare (PS)
6. Enslemvera Zake anëtare (PS)
7. anëtar/e (PD)
8. anëtar/e (PD)
9. anëtar/e (PD)
10. Mesila Doda anëtare (Demokraci dhe Integrim)
11. Fatmir Mediu anëtar (Aleanca për Ndryshim)
1. Bardhyl Kollçaku anëtar zëvendësues (PS)
2. Alban Xhelili anëtar zëvendësues (PS)
3. anëtar zëvendësues (PD)
4. anëtar zëvendësues (PD)
Votimet e tjera
Kuvendi miraton me 89 vota pro dhe asnjë kundër pr/ligjin “Per financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish- punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan”
Ndërkohë është rrëzuar me 72 kundër e 20 pro amendamenti i propozuar nga Ferdinand Xhaferraj që përveç pagave të prapambetura ti paguheshin edhe interesat vjetore.
-Projektligji “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10 129, date 11.5.2009, “Per giendjen civile”, te ndryshuar u miratua me 73 vota pro, 0 abstenim, 15 kundër.
-Projektligji “Per ratifikimin e marreveshjes ndermjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shiperise dhe qeverisë së Republikës se Turqisë për bashkëpunimin për zhvilim dhe statusin e Zyrës së Koordinimit e Programeve të TIKA-s në Shqipëri” u miratua me 88 pro, 0 kunder, 0 abstenim.
-Projektligji “Per ratifikimin e traktatit te miqesisë dhe bashkëpunimit ndermjet Republikes se Shiperise dhe Ukraines”, 91 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim.
– Projektligji “Per miratimin e vendimit nr. 1/2023 te Komitetit et Perbashkët et Konventës Rajonale per Regullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane te Origjines per ndryshimin e Konventës Rajonale per Regullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane te Origjines dhe të rekomandimit nr. 1/2023 të Komitetit te Perbashkët te Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane të Origjines, ne lidhje me perdorimin e certifikatave ët garkullimit et leshuara en mënyrë elektronike, të dates 7 dhjetor 2023” 87 pro, 0 kunder, 0 abstenim.