Policia shqiptare thotë se kanë rritur masat e sigurisë për festën e Pashkëve- shkruan Breitbart News që i referohet agjencisë amerikane të lajmeve, AP.

Në një njoftim të të Premtes thuhet se ata kaun rritur prezencën e Policisë në të gjitha kishat dhe në vende të tjera të besimit fetar., në rrugë dhe në pikat e kalimit kufitar me qëllim që “të paranalohen aktet terroriste…  dhe aktet e tjera me karakter terrorist”.

Nuk është e qartë pse masat e sigurisë janë rritur dhe nga ku vijnë paralajmërimet.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara gjithashtu iu kërkojnë qytetarëve amerikan “që të kenë kujdes të veçantë”.

Në website ambasada shkruan se “terroristët në rajon së fundi kanë planifikuar që të shkaktojnë sulme të lehta në kisha dhe në vende të tjera të shenjta, në rrugë këmbësorësh dhe markete, në ambiente sportive dhe në vende të grumbullimeve publike”.

Shqipëria me popullsi me dominim mysliman ka luftuar me sukses përpjekjet për terrorizëm.

 

/Veritas.com.al/