Një skandal tjetër është zbuluar në Ministrinë e Arsimit,  i kryer gjatë kohës që ministre ishte Lindita Nikolla.

Ish-ministrja Nikolla, tashmë kandidate e PS-së në Lezhë, ditën e largimit nga detyra ka firmosur dokumente me efekte financiare prej 400 mijë eurosh. Në dokumentin e mëposhtëm do të shihni se si Nikolla ka firmosur për tu paguar studimet akademike jashtë vendit fëmijëve të prindërve socialistë.

Një prej fëmijëve që është financuar nga paratë e publikut, është edhe djali i Mero Baze, i cili njihet si bashkëpuntor i ngushtë i Edi Ramës.

Mesazhi i denoncuesit është bërë publik nga ish-kryeministri Berisha.

Mesazhi:

‘Përshëndetje Doktor Berisha.

Dua të ndaj me ju një fakt tronditës se si janë tallur me lekët e popullit rilindasit dhe ndrikulla Lindita Nikolla, e cila ditën që është liruar nga detyra, 22 maj, ka firmos më shumë dokumente me efekte financiare, se sa ka pas bërë për 6 muaj rresht.

Dokumenti i mëposhtëm tregon se si janë paguar për 1 vit akademik studimesh 4 fëmijë socialistësh me shumën që kalon 400 mijë euro.

Emrat dhe shifrat flasin vetë, ndërkohë që sdua të komentoj se sa familje në nevojë mund të përfitonin nga kjo shumë në një vit.

Turp i madh ky shpërdorim i pashembullt lekësh për bijtë e pushtetit.

Zoti shpëtoftë këtë popull nga këta hajdutë’.

Image