BE kërkon 50, 60 miliardë euro nga Britania për divorcin.

Presidenti i Parlamentit Europian tha se ‘fatura e divorxit’ të Brexit që ofron Theresa May është si një “kikirik”, kur kërkohen miliarda më shumë.

Presidenti Antonio Tajani gjithashtu akuzoi qeverinë Britanike për ‘jo realiste’ në negociatat e Brexit- gjatë një interviste për BBC, në programin ‘Neësnight’.

“Unë nuk jam kundër Mbretërisë së Bashkuar. Por ju lutem, na ndihmoni që t’ju ndihmojmë”, tha ai. “20 miliardë është vetëm një kikirik. Është sa një kikirik njëzet miliardë. Problemi është 50, 60, kjo është situata reale.”

Ai tha: “Ne duam të na kthehen paratë tona, siç ka thënë zonja Thatcher 30, 40 vjet më parë”.

Gjatë fjalimit të saj në Firence muajin e kaluar, Theresa May e bëri të qartë se ajo mbështet “periudhën e tranzicionit” pasi Mbretëria e Bashkuar të largohet nga Bashkimi Europian në vitin 2019, me një ‘faturë divorci’ prej 20 miliardë euro.

Veritas.com.al/