Kërkesa e Presidentit Ilir Meta ishte karshillëk ndaj kryeministrit Rama, sepse ai dhe Monika e dinë shumë mirë si janë kushtet në burgje, mbasi atje kanë patur të burgosur sekserë-drejtorët dhe anëtarët e kryesisë të LSI, Dashamir Xhika, Këshilltarin Juridik i Presidencës, Bledar Dervishaj, por edhe vetë Drejtorin Burgjeve, Artur Zoto; ndërsa aktualisht kanë Kastriot Ismailajn e “CEZ DIA”, “Eskobari” Kelmend Balili dhe 32 drejtorë të tjerë të LSI, të cilët çifti Metaj-Kryemadhi… “nuk i njeh”
Me ide për ta transferuar kaosin edhe në shërbimet sigurisë publike e kombëtare, Presidenti i Republikës, Ilir R. Meta, i ka drejtuar “Kërkesë për informacion”, drejtorit të Burgjeve, Agim Ismaili, lidhur me situatën brenda burgjeve.
Kërkesa kishte si motiv shterrues, “merakun për rendin kushtetues”, mbasi Presidenti Ilir Meta, sipas një telefonate që i kishte bërë “Eskobari” Kelmend Balili nga qelia, kishte të dhëna se pas sulmit të “komiteteve” të opozitës, mbi KZAZ-t e bashkive të opozitës, mund të ndodhnin trazira e shpërthime burgjesh dhe largim personash të rrezikshëm”.
Mirëpo në vend të garantonte rendin kushtetuues, edhe kjo lëvizje e Presidentit u bë objekt talljeje për të, prej Drejtorit të Burgjeve, Agim Ismali, elektricistit me kurs 1-vjeçar dhe Juristit me diplomë e “Master” në ish-Universitetin “Kristal”, ku ka qenë shefe Nora Malaj, por i emëruar nga Edi Rama, si “postier” ndërlidhës, me “miqtë” e vjetër e të rinj, që ka në burgje.
Vetëm 2 orë pas kërkesës së Presidentit Ilir Meta, drejtori jurist Agim Ismaili, i është përgjigjur me tallje jo të pa qëllimtë, duke i kujtuar të mos ketë asnjë merak, mbasi situata e sigurisë personale e kolektive në burgje është normale.
Në informacionin e plotë, drejtor Gimja, ka sqaruar presidentin, se në burgje ka kushte të mira trajtimi me ushqim në sasi e cilësi; fjetje e shërbim në dushe; lavanderi, takime e biseda telefonike me familjen; argëtim e të drejta ligjore, të dekretuara prej tij në vitin 2018, madje është edhe e drejta votës së lirë, pa i penguar askush.
Sikur ta ketë dëgjuar nga bisedat e darkave me Edi Ramën e Lulzim Bashën, se Presidenti Ilir Metaj mund të bëhet “banor burgu”, drejtori Ismaili e ka informuar atë, se në burgje ka nisur zbatimi i “Regjimit 41-BIS”, që përgjon “non stop” dhe pengon komunikimin e të burgosurve “VIP”, me njerëz jashtë “kampingjeve penale”, duke bllokuar mundësinë e tyre për urdhra vrasjesh, grabitjesh, fshehje e transaksione milionash krimi, zhvillim biznesesh krimi, shitje apartamentesh e vilash, por edhe kanë të drejtë, të takohen vetëm 1 herë në muaj me familjet.
Disa udhëheqës të LSI, kanë konsideruar “pabesi” përgjigjen e Drejtorit të Burgjeve, mbasi ai ka qenë, mik dhe shërbëtor i Ilir Metës, kur punonte shifrant në polici dhe i spiunonte aksionet anti-drogë e personat në kërkim, që Monika i përdorte për të bërë lekë dhe për të grabitur toka dhe troje, por edhe në KESH e AKU.
Sa për saktësim, sqarimi i bërë nga drejtori i burgjeve, d.m.th., nga Edi Rama, nuk ka lidhje me “punët”, fundin dhe fatin e pritshëm të Presidentit Ilir Meta, por vetëm me të drejtën Kushtetuese të informimit, për cilindo që është i interesuar/ Pamfleti/
Veritas.com.al/