Një qytetar i Australisë me origjinë shqiptare nga Kosova, ka mbushur faqet e medias në Australi. Akti i tij, për të clin ai nuk tregon ndonjë ‘mrekulli të madhe” është se tek po udhëtonte me tren, ka gjetur një çantë me 6 mijë dollarë.
“Një grua e harroi, tha Ademi. Me sa duket sapo i kishte tërhequr nga llogaria e saj”.
Ademi kontaktoi menjëherë Televizionin vendas Channel 7 me të cilin arritën të gjejnë pronaren e parave.
Ajo ishte një grua e moshuar dhe paratë i kishte tërhequr për të ndërtuar varrin e të shoqit që e kishte lënë pak kohë më parë- shkruan ‘Daily Mail’ e Britanisë.
Veritas.com.al/