Në vitet e vështira 1992- 1998, sa kohë gazetari Ylli Rakipi bënte shërbesë ndaj Sali berihës dhe sulmonte intelektualët opozitarë në gazetën e tij ‘Albania’, Edi Rama e kishte quajtur publikisht ‘Jashtëqitje në formë ylli’.

Pas shumë vitesh, dhe pasi zoti Rakipi u nda nga Berisha, u bashkua me Metën, u bashkua me Ramën…, dhe tani sulmon pa frè Ramën, kryeministri Rama i është kthyer të njëjtit epitet.

Organizata jonë e Rilindjes… që nuk i ha qoshja kurrë dhe hiç fare as për jashtënxjerrjet e ekspozuara e as për gjobat e paekspozuara të Ylli Kadriut’, dhe as atyre ‘që i paguajnë këto materie të biodegraduara në formë ylli,” shkruan Rama sot.

Mbrëmë nga studio e emisionit në Neës24, gazetari Rakipi i quajti diarre politike deklaratat e Ramës.

Kryeministrit nuk ka ngurruar t’i kthejë përgjigje, dhe këtë e ka bërë në rubrikën “Përgjigja ime” në ERTV.

“Habitem pse më sulmojnë kaq shumë ‘Të Paekspozuarit’ (emision i gazetarit Ylli Rakipi në Neës24). Mbase ka ardhur koha të ekspozoj një fakt që kushedi ka lidhje për Ylli Kadriun, ndryshe Ylli Rakipi që i ofroi OSHEE ndryshe e quajtur CEZ një garazh në pallatin plot 10 kate ndërtuar prej tij ku kryepritja për abonentin me një tualet për të gjithë stafin dhe abonentin bashkë dhe pa gjenerator në raste errësire.

Nuk e di po mendojeni në bazë të një kontrate absurde Ylli Kadriu ka marrë deri vonë në emër të pronarit Ylli Rakipi – 2 milionë e 561 mijë euro qira. Po po!, nuk e dëgjuat gabim plus 39 mijë euro garanci. Këtë kontratë të paekspozuar ia prishi organizata kriminale e Rilindjes, e cila ka 1001 të këqija por të zezën që paratë e taksave dhe të mirat publike t’i ndajë me Ylli Kadriun, apo me shumë yje të tjerë të medias e politikës, që kanë rrezatuar me thënë të drejtën për shumë vite duke marrë nga pushteti i radhës energji financiar me hir a me pahir fatkeqësisht kjo organizatë kriminale nuk e ka. Organizata jonë e Rilindjes ka dhe arrogancën që nuk i ha qoshja kurrë dhe hiç fare as për jashtënxjerrjet e ekspozuara e as për gjobat e paekspozuara të Ylli Kadriut, të Qimi.net Kadriut, të Artur Kadriut dhe të tërë kadrijve në politikë që i paguajnë këto materie të biodegraduara në formë ylli,” tha Rama.

Veritas.com.al/