Mediat më të afërta me qeverinë sapo kanë zbardhur “enigmën” e propozimeve të palës amerikane mbi formulën e Reformës në Drejtësi. Televizioni Vizion Plus sapo e ka shpërndarë këtë formulë.
Mësohet se formula për të cilën foli nje dite me parë Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland, përfshin edhe qëndrimin e mazhorances edhe të opozitës për Vetingun.
Ky propozim thekson se seleksionimi i kandidaturave për anëtaret e institucioneve qe do bëjnë Vetingun, do të bëhet nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit, duke lënë kështu ne fuqi parashikimet e bëra aktualisht ne draftin kushtetues.
Por formula e amerikanëve ka përfshirë edhe një pjesë të propozimit të opozitës, duke përcaktuar se 12 anëtarët e komisionit të posaçëm të kualifikimit, do të zgjidhen nga një komision me përbërje te barabarte opozite-mazhorancë.
Kështu në fund, 12 komisionerët që bëjnë Vetingun, do të filtrohen nga ndërkombëtaret dhe mazhoranca e opozita, do të zgjedhin secila nga 6 komisionere. Por negociatat ende vazhdojnë dhe në të dy kampet gjatë së hënës ka pasur lëvizje ne lidhje me reformën në drejtësi.
Në oren 13.00, socialistet e diskutojnë kete çështje ne mbledhjen e grupit, ndërkohe qe ne 13.30, Basha do të takojë juristët demokrate, për të analizuar propozimin