Megjithëse kryeministri Edi Rama, që në mëngjes ka çuar fjalë se po u bënë ‘zgjedhje farse’, dmth., ashtu siç ishin planifikuar, Qeveria nuk do të ‘japë më asnjë lek’ nga Buxheti i Shtetit për Akademinë e Shkencave.

Akademiku Artan Fuga e kishte zgjuar këtë interes të kryeministrit me anë të një letre ku ankohej se ‘në Akademi po bëhen zgjedhje farse’.

Mirëpo, me gjithë presionin e ushtruar si në media edhe me shkresa të drejtpërdrejta, akademikët e Akademisë së Shkencave kanë nisur procedurën e zgjedhjeve për kryetarin dhe nënkryetarin e ri.

Kandidat për kryetar i ardhshëm i Akademisë së Shkencave është matematicieni Gudar Beqiraj. Ndërsa kandidat për nënkryetar është ish- kryetari i Akademisë, arkeologu Myzafer Korkutaj.

Në sallën e mbledhjes ku po zhvillohet edhe votimi ndodhen 21 anëtarë të pranishëm. 9 anëtarë që e kanë të pamundur pjesëmarrjen direkt, kanë dërguar zarfet me propozimin dhe votën e  tyre.

Një zarf të tillë ka dërguar edhe akademiku Artan Fuga, kritiku ndaj zgjedhjeve; por zarfi i tij nuk është pranuar dhe është kthyer te i zoti.

Pritet që pas pak të bëhen të njohura rezultatet e zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave.

(UPDATED)

Akademia e Shkencave sapo ka zgjedhur kryetarin e ri, Gudar Beqiraj; dhe nenkryetarin e ri, Myzafer Korkutaj.

Veritas.com.al/