Duke goditur Presidentin e zgjedhur Trump dhe gjoja sikur është duke mbrojtur fjalën e lirë, Megyn Kelly te stacioni NPR të mërkurën në darkë iu referua Pam Geller-it, e cila s’ka dyshim që është një person i urryer, si dikush që mbajti garën “Karikaturat e Muhamedit” në Teksas.

Kelly e thotë këtë sikur të jetë brenda garës për mbrojtjen e fjalës së lirë. Ajo është një provokatore dhe s’është dashamirëse me asnjë musliman, kjo duket nga ato që ajo thotë, por këtu jemi në Amerikë e ajo ka të drejtë të thotë gjëra të tilla. Si dhe ka të drejtë të ketë një kontekst të tillë. Por të më njollosë mua sikur jam e urryer tregon se ajo s’ia ka idenë se çfarë vihej në rrezik kur Xhihadi Islamik goditi fjalën e lirë në Garland.

Pse duhet të urrehem? Sepse jam për amendamentin e parë? Mos ajo po kopjon taktikën e propagandës islamike, duke i njollosur si të urryer disa prej nesh të cilët refuzojnë t’i nënshtrohen ideologjisë më brutale dhe ekstreme në faqen e botës.

A jam unë një provokatore? Edhe pse? Sulmi i Garland-it ishte pjesë e sulmit të gjatë të xhihadit kundra fjalës së lirë. Ata që thonë se unë provokoj Xhihadin nuk kanë kujtesë, ose s’duan t’ia dinë që kur xhihadistët po vrisnin karikaturistët e Muhamedit në Paris bashkëpuntorët e tyre po vrisnin çifutët në një supermarket aty pranë. Ishin gjë çifutët të urryer? A provokuan ata Xhihadin?

Unë e mbajta aktivitetin në të njëjtin vend ku lideri Musliman mbajti një konferencë në të cilën mbronte Sharia-n, në mbështetje të së njëjtës ideologji pas së cilës është masakra xhihadiste e Charlie Hebdo-së. A ishte kjo provokative? Duhet që ne ti nënshtrohemi muslimanëve të devotshëm të cilët përdorin dhunën për të imponuar ligjet e Sharia-tit për fjalën e lirë?

Të vizatosh Muhamedin ofendon xhihadistët Islamik? Po kështu edhe të qenit çifut, ashtu sikurse shumë sulme e kanë provuar këtë. Sa shumë komoditet duhet t’i japim ne këtyre vrasësve të egër? Duke i bërë temena kërcënimeve të dhunshme vetëm do t’i inkurajojmë ata.

Megyn Kelly duhet ta dijë këtë.

Çfarë di Megyn Kelly për punën time në përgjithësi? Çfarë bëri ajo për të ndihmuar Ritqa Bary-n, adoleshentja e cila u kërcënua me vdekje nga babai i saj sepse u kthye nga muslimane në të krishterë? Çfarë ka bërë Megyn Kelly për vajzat e tjera muslimane të cilat donin të jetonin një jetë të lirë?

Megyn Kelly s’më ka thirrur asnjëherë në emisionin e saj. Për më shumë se një javë ajo në Teksas mbulonte sulmet e xhihadit kundra aktivitetit tonë mbi fjalën e lirë, por asnjëherë gjatë kësaj kohe nuk më futi në emision. Si e di ajo se çfarë mendoj unë, çfarë bëj apo kam bërë? Ajo e tregoi qëndrimin e saj mbi fjalën e lirë në lidhje me sulmin e xhihadit në Garland duke më censuruar mua. Problemi i saj është se ajo ka marr këtë rol përsipër dhe flet për punën time duke më sulmuar; tamam si një njeri i dorës së dytë.

Ndërkohë të dënueshëm janë maskarenjtë, të poshtrit dhe mizantropët të cilëve ajo u jep kohë në emisionin e saj. Kelly ka shtypës dhe operatorë të lidhur me terroristët duke përfshirë përfaqësuesit e këshillit amerikan të lidhur me Hamasin. Festa e dashurisë mes Megyn Kelly dhe Michael Moore e tërhoqën më shumë vëmendjen në RINO. Ishte mbresëlënëse.

Qëkur Megyn Kelly e gjeti mbrojtësin e saj (Duke imituar portretin e personalitetit të TV Diane Sawyer), duket se është në mision për të shkuar te të gjitha shkronjat e alfabetit (ABC, NBC, CBC).

Mjerisht, bijtë e krahut të majtë të Rupert Murdoch-ut, (i cili  mori drejtimin pasi larguan me forcë në mënyrë të trashë Roger Ailes)  e kanë bërë veten për lolo duke u munduar ta mbajnë atë pranë. Ata i ofruan asaj mbi 20 milion dollarë në vit. Pse? Ajo ka tjetërsuar audiencën e Fox News duke sulmuar Donald Trump-in dhe në mënyrë të turpshme u përpoq t’u bënte ndere të majtëve me lajmet e saj.

.Ankandi për shërbimet e saj nuk u materializua kurrë dhe Kelly e ka çuar atë disa pikë më poshtë duke e bërë emisionin e saj të padëshiruar. Lajmi i mirë është se Hannity ka kërcyer lart.

Shpresoj që egoja e saj të shërohet dhe ajo të largohet. Ajo do ta fundosë atë anije. Ne e pamë se ç’ndodhi me FOX-in kur ata i dhanë një edicion special. Ajo e hodhi në erë të gjithin.

Hiqeni Kelly-n dhe zëvendësojeni me Tomi Lahren-in. Me një gur vret dy zogj. Ne, populli marrim atë që duam dhe idiotët e MUrdoch-ut fitojnë dhe ikonin e mijëvjeçarit.

Pamela Geller është Presidente e Nisjes për Mbrojtjën e Lirisë në Amerikë, botuese e PamelaGeller.com dhe autore e “Presidenca Pas-Maerikane: Lufta e administratës s Obamës në Amerikë dhe shmangia e islamizimit të Amerikës: Një guidë rezistence”.

/Veritas.com.al/