Presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum iu përgjigj Donald Trump, i cili menjeherë pas inaugurimit si president bëri deklarata të forta në lidhje me vendin e Amerikës Qendrore dhe emigrantët.
Sheiunbaum u zotua të mbrojë sovranitetin dhe pavarësinë e kombit të saj, por nuk përjashtoi mundësinë e dialogut me Trump. Presidentja premtoi gjithashtu se do te mbroje emigrantet meksikane qe janë tashme ne Amerike.
“Lidhur me dekretet që Presidenti Donald Trump nënshkroi dje, do të doja të them sa vijon: Populli i Meksikës mund të jetë i sigurt se ne do të mbrojmë gjithmonë sovranitetin dhe pavarësinë tonë. Ne do të veprojmë në mbrojtje të sovranitetit tonë dhe do të kërkojmë koordinim dhe bashkëpunim. Dhe ato SHBA, në çdo rast, veprojnë brenda kornizës së sovranitetit të tyre në territorin e tyre.”
Udhëheqësja e majtë u tregua e përmbajtur në përgjigjen e saj për tarifat prej 25% për mallrat amerikane duke filluar nga shkurti. Përgjigja e Meksikës do të jetë “hap pas hapi” tha ajo.
Sheinbaum tha se urdhrat e nënshkruara nga Trump të hënën janë shumë të ngjashme me ato të mandatit të tij të parë, por ndërkohë numri i emigrantëve që mbërrijnë në kufirin SHBA-Meksikë është më i ulët se ishte në atë kohë.
Lidhur me përcaktimin e karteleve nga Trump si organizata terroriste, Sheinbaum tha se do të kërkojë koordinim me Sekretarin e ri të Shtetit të SHBA Marco Rubio për këtë çështje, por qeveria e saj do të veprojë bazuar në ligjet meksikane.
Nuk mungoi asnjë koment për një nga deklaratat më të forta të Trump: Ndryshimi i emrit të Gjirit të Meksikës në Gjiri i Amerikës.
Sheinbaum tha se Meksika dhe bota, do të vazhdojnë ta njohin Gjirin me emrin që mban aktualisht.
Komente