Melania Trump dhe i biri Barron kanë lëvizur drejt Shtëpisë së Bardhë pesë muaj pasi burri i saj Donald nisi detyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë.
Zonja e Parë Trump dhe djali 11 vjeçar i çiftit kanë qëndruar në Neë York derisa Barron të mbaronte vitin shkollor.
Vendimi për të qëndruar në New York ishte parë si gjë e çuditshme nga disa, përderisa ajo është e para grua në dekadat e fundit që nuk u zhvendos në kryeqytet menjëherë.
Paraardhësja e saj, Michelle Obama, lëvizi para kohe për në Washington, me qëllim që të vendoste vajzën e saj në një shkollë të re në kryeqytet.
Veritas.com.al/