Pritet para se të ndodhte kriza politike ne Rumani. Presidenti rumun, Klaus Iohannis, ka emëruar kryeministrin e ri, 43 vjeçarin Sorin Grindeanu. Ky duhet të formojë qeverinë e re në këto ditë festash.
Emërimi i Grindeanu pasohet nga refuzimi që presidenti i vendit i bëri ish-ministres Sevil Shhaideh, e cila u përfol si e lidhur me presidentin e Sirisë, Assad. Përveç se nuk kishte asnjë eksperiencë në politikë, burri i saj me origjinë siriane kishte postuar në rrjetet sociale statuse duke përkrahur presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad. Po të emërohej Sevil, do të kishte qenë e para grua myslimane që do të merrte postin e kryeministrit në Rumani.
Kryeministri i sapo emëruar, Grindeanu është anëtar i Partisë Socialdemokrate, fitues në zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe kryetar i provincës së Timisit. Emërimi i tij duhet të miratohet sot nga parlamenti dhe më pas ai të formojë qeverinë e re. Kandidatura e parë, ajo e ekonomistes Shhaideh, kishte përhapur polemika pasi kjo e fundit përveç se nuk kishte asnjë eksperiencë në politikë, burri i saj me origjinë siriane kishte postuar në rrjetet sociale statuse duke përkrahur presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad.
/Veritas.com.al/