Mereme Sela do ta vijojë përballjen me Sali Berishën në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, për përjashtimi nga gara për kreun e PD.
Sela thotë se përjashtimi është bërë “në shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave të saj statutore dhe parimit të barazisë në konkurrim.”
Në padi, thuhet se organet e partisë kanë lejuar kandidimin e Sali Berishës, në kundërshtim flagrant me ndalimin e parashikuar në statut, pasi neni “Basha” (neni 46) sanksionon se kryetari që humb zgjedhjet duhet të largohet nga drejtimi i partisë.
Mereme Sela i është drejtuar gjykatës me 5 kërkesa:
1. Shpallja e pavlefshme absolute e vendimit për skualifikimin e paditëses nga gara për Kryetar të PDSH-së;
2. Detyrimi i palës së paditur për rikthimin e paditëses në garë;
3. Shpallja e pavlefshme absolute e kandidimit të Sali Berisha;
4. Konstatimi i shkeljes së rëndë të statutit dhe parimeve të demokracisë së brendshme;
5. Vendosja e masës së sigurimit të padisë: pezullimi i menjëhershëm i procesit zgjedhor të datës 23.05.2026 deri në përfundim të gjykimit.
Komente