( Sipas Reuters)
Kancelarja gjermane, Merkel, tha të Martën se ajo nuk shikon ndonjë shans që Britania të mund të kthehet pas nga vendimi i saj për t’u larguar nga Bashkimi Europian.
Duke folur në fund të ditës së parë të samitit të BE, Merkel i përshkroi bisedimet me kryeministrin Britanik në largim, David Cameron si “serioze” por “miqësore”. Ajo tha se nuk është koha as për keqardhje dhe as për qejfmbetje, por Europa thjesht duhet të veprojë me situatën në të cilën po përballet.