Rovena Voda, ish-zv.ministre e Brendshme, i është drejtuar me kërkesë Gjykatës së Posaçme dhe ka kërkuar shuarjen e masës “Arrest në shtëpi” për dënimin me 10 muaj burg, pasi sipas saj, me masën e sigurimit i ka tejkaluar këto afate.“Kam humbur një betejë, por lufta vazhdon për pafajësinë”, është shprehur Voda mesditën e kësaj të premteje në ambientet e Gjykatës së Posaçme, duke ju referuar dënimit të shkallës së parë me burg. Ajo u dënua me 15 muaj burg për një arkë me peshk që kishte marrë kur ishte zv.ministre.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Rovena Voda u dënua me 10 muaj burg. Sot, që Gjykata e Posaçme ka shuar masën “Arrest në shtëpi” pasi afatet janë konsumuar gjatë masës paraprake të sigurisë, ish-zv.ministrja e Brendshme ka paralajmëruar kërkesë në Apel për pafajësi.

Në përgjime doli si Voda kishte marrë një arkë me peshk, 1,000 euro dhe një celular iPhone, për një vend pune në Ministri. Ajo kishte marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga Majlinda Hasani dhe Florida Beu. Edhe këto të fundit janë dënuar nga GJKKO me nga 10 muaj burg, tre muaj më parë.