Presidenti në largim, Francois Hollande bëri një udhëtim të jashtëm emocional, që është udhëtimi i tij i fundit në botë, ditën e Hënë në Berlin. Vizita në Gjermani bëhet një javë para transferimit të pushtetit te pasardhësi Emmanuel Macron javën që vjen.
Kancelarja Angela Merkel e përshëndeti ngrohtësisht në hyrje të selisë së qeverisë, para bisedimeve një- për një gjatë darkës në qytet, duke vulosur kështu një miqësi të pazakontë mes konservatorëve gjerman dhe socialistëve Francez.
Ndërsa ata vijnë nga ‘familje politike shumë të ndryshme’, Merkel tha të Hënën në mëngjes se ‘e kam shijuar punën e përbashkët me Francois Holande me të cilin ajo ‘ndërtoi besimin reciprok’ përgjatë 5 vjetëve të tij në detyrë.
Takimi i parë mes tyre kishte ndodhur po në Maj, më 55, të vitit 2012, kur u inaugurua presidenca e Holande.
Ekipi i presidentit të zgjedhur Francez, Macron ka konfirmuar se vizita e tije parë jashtë vendit do të kryhet në Berlin.
/Veritas.com.al/