Kancelarja gjermane Angela Merkel hodhi poshtë shqetësimet rreth shëndetit te saj pasi kishte patur te dridhura të dukshme në një ceremoni zyrtare të martën, duke thënë se ajo ishte dehidratuar pak në vapë.

Merkel u shfaq e paqëndrueshme dhe po dridhej ndërsa qëndronte në diell në mesditë, pranë presidentit ukrainas Volodimir Zelensky, të cilin ajo po e priste në ndërtesën e zyrës se saj,me nderime ushtarake.

E pyetur nga nje reporter për shëndetin e saj në një konferencë shtypi rreth 90 minuta më vonë, Merkel buzëqeshi: “Kam pirë të paktën tre gota ujë dhe kështu po bëhem mirë.”

Zelensky, 41 vjeç,hodhi dritë për pronuncimin e vështirsuar të Merkelit, duke bërë shaka se do ti kishte ardhur në ndihme nëse do ishte e nevojshme.

“Ajo ishte duke qëndruar pranë meje dhe plotësisht e sigurt”, tha ai.

Merkel, që shpesh quhet udhëheqësja më me influence e Bashkimit Evropian dhe gruaja më e fuqishme në botë,behet 65 vjec muajin e ardhshëm.

Ajo ka thënë se do të largohet nga politika në fund të mandatit të saj të tanishëm, në vitin 2021.

Veritas.com.al/