“Akademia e Albanologjisë do organizohet” vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ndërsa u njoftua nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

“Edhe pse u mbështet në mënyrë të vazhdueshme nuk arriti të riorganizohet për të qenë në përputhje me ligjin pwr arsimin e lartw. Ministria vijoi me një kontroll dhe janë konstatuar një sërë problematikash parregjullsish të rënda ligjore.

Mund t’ju përmend disa nga këto shkelje më thelbësoret: ASA sot që flasim nuk ka patur një fakultet që është detyrimi i parë ligjor. Nuk kanë asnjë fakultet dhe në asnjë prej njësive përbërëse të saj, nuk ka mësimdhënie që e bën të padmunur të vijojë të funksionojë si institucion i Arsimit të Larta.

Është e paakredituar, ndërkohë që institucionet e tjera janë akdredituar nga dy apo tre herë. Mosakreditimi i programeve të studimit, e bën të pamundur të lëshojë diploma. Sepse akreditimi garanton cilësinë. Ndërkohë akademia ka lëshuar diploma, duke kryer shkelje tjetër. Nga ana tjetër ka 8 vite që ASA nuk regjistron asnjë student. Ka një sërë argumentash që e bëjnë të pamundur ekzistencën e ASA-s si një institucion të Arsimit të Lartë.

Ne kemi një vendim ku shkeljet dhe parregullsitë janë të mëdha kështu që ne sot me vendim të Këshillit të Ministrave po e riorganizojmë këtë Akademi duke i riorganizuar institutet e saj pranë Akademisë së Shkencave. Personeli dhe të gjitha transferohen tek Akademia e Shkencave” tha Kushi.

Fjala e plote: 

Sot në Këshillin e Ministrave kemi miratuar një vendim i cili ka patur gjatë ditëve të fundit shumë diskutime, debate, madje edhe dezinformime dhe spekulime, është fjala për riorganizimin e akademisë së studimeve albanologjike nga akademi, sepse nuk mund të jetë më akademi, sepse nuk i plotëson kriteret për të qenë institucion i arsimit të lartë në njësi autonome apo institute autonome pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me qëllim që ta ngremë Albanologjinë shqiptare në një nivel të ri, pikërisht për rëndësinë që ka për sa i përket vlerave dhe identitetit tonë kombëtar.

Në fakt Akademia e Shkencave Albanologjike është krijuar në vitin 2007 me Vendim të Këshillit të Ministrave. Dhe ka qenë pikërisht shkëputja e instituteve që deri në atë kohë kanë qenë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, duke u grumbulluar bashkë dhe duke krijuar Qendrën e Studimeve Albanologjike, që më pas me miratimin e Ligjit për Arsimin e Lartë në vitin 2015, senati kërkoi që kjo qendër të kthehej në një institucion të arsimit të lartë të llojit akademi. Ministria e Arsimit e miratoi dhe kërkoi në mënyrë të vazhdueshme që kjo akademi të riorganizohej për tu përputhur me kriteret ligjore, të ligjit për arsimin e lartë.

Por Akademia e Studimeve Albanologjike edhe pse mori këtë emër, dhe pse u miratua dhe u mbështet në mënyrë të vazhdueshme nuk arriti të riorganizohet për të qenë në respekt të ligjit.

Në fillim të këtij viti, në janar të vitit 2023 Ministria e Arsimit filloi një kontroll ligjshmërie në institucionet e arsimit të lartë përfshirë edhe ASA, sepse e ka detyrim ligjor, dhe janë konstatuar një sërë problematikash, parregullsish, madhe dhe shkelje të rënda ligjore, si të llojit strukturës që organizimit por edhe nga ana e funksionimit administrativ dhe financiar.

Unë mund t’ju përmend disa nga këto shkelje sepse në fakt në raportin që ia kemi dorëzuar Akademisë së Studimeve Albanologjike, janë të renditura të gjitha problematikat, por unë mund t’iu përmend disa më thelbësoret që janë edhe më të kuptueshme nga ana e publikut që nuk është i fushës.

Akademia e Studimeve Albanologjike sot që flasim dhe asnjëherë nuk ka patur një fakultet që është detyrimi i parë ligjor. Ata nuk kanë asnjë fakultet dhe në asnjë prej njësive përbërëse të saj, nuk ka mësimdhënie që e bën të pamundur të vazhdojë të funksionojë si institucion i Arsimit të Lartë.

Së dyti Akademia e Studimeve Albanologjike është e paakredituar, si nga ana institucionale, edhe nga ana e programeve të studimit, ndërkohë që institucionet e tjera po akreditohen për herë të 2-të apo të 3-të, ajo nuk është akredituar asnjëherë dhe asnjë program nuk e ka akredituar.
Madje edhe kur qeveria shqiptare mori një kompani të huaj angleze për t’i akredituar të gjitha institucionet e arsimit të lartë publike, Akademia e Studimeve Albanologjike ishte e vetmja që nuk u akreditua. Dhe mosakreditimi institucional dhe i programeve të studimit, e bën të pamundur, jo vetëm që të jetë si institucion i arsimit të lartë, por edhe të lëshojë diploma. Sepse sipas ligjit një institucion mund të lëshojë diploma, vetëm nëse është e akredituar, sepse akreditimi garanton cilësinë.

Ndërkohë që para ca vitesh ASA ka lëshuar diploma, një shkelje tjetër e rëndë ligjore. Nga ana tjetër ka 8 vite që ASA nuk regjistron asnjë student. Pra 8 vite asnjë regjistrim në asnjë program studimi dhe kjo i bën pasive, sipas ligjit të gjitha programet. Sepse sipas ligjit nëse nuk ka regjistrime për dy vite, institucioni duhet të aplikojë në Ministrinë e Arsimit për t’i mbyllur programet. As këtë nuk e ka bërë. Pra ka një sërë argumentesh për sa i takon strukturës dhe organizimit që e bëjnë të pamundur ekzistencën e ASA-s si një institucion i Arsimit të Lartë, duke marrë në konsideratë që ka edhe problematika në shumë nga njësitë e saj, institutet.

Për shembull Qendra e Enciklopedisë që është një nga njësitë kryesore të saj është në shkelje të ligjit sa I takon strukturës, nuk ka të miratuara as rregulloret, e pastaj po të kalojmë te pjesa e funksionimit administrative dhe financiar, këtu pastaj ka përsëri një sërë problematikash, duke filluar që nga vendimmarrja, që në shumë raste është në shkelje ligjore, hierarkia. Për sa i takon përgatitjes së ngarkesave mësimore sepse që një lektor, një akademik apo një profesor të paguhet në institucionet e arsimit të lartë, natyrisht duhet të ketë ngarkesë mësimore të caktuar që janë të përcaktuara sipas ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave, ndërkohë që ata nuk justifikojnë as ngarkesën mësimore, në fund të fundit pagën, financimin që i ka dhënë Ministria e Arsimit. Nuk kanë aplikuar për regjistra në qendrën arsimore siç bëjnë të gjitha institucionet e arsimit të lartë.

Nuk kanë ngritur audit të brendshëm. Pra që të mos zgjatem ne kemi një vendim të grupit të punës së MAS që ka muaj të tërë që po punon dha ia ka vënë në dispozicion edhe Akademisë, ku shkeljet dhe parregullsitë janë shumë të mëdha dhe të shumta në numër.

Kështu që për këtë arsye ne sot me VKM po e riorganizojmë këtë akademi duke i vendosur institutet dhe njësitë përbërëse të saj si qendra autonome, si njësi autonome pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave parashikon apo garanton transferimin e të gjitha të drejtave, detyrimeve pasurive të luajtshme the të paluajtshme, personelin, të gjitha transferohen tek Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Ndërkohë që për doktorantët që janë ende në proces dhe që në fakt duhet të kishin mbaruar prej kohësh sepse i kanë tejkaluar të gjitha afatet ligjore, përsëri ne do t’i mbështesim patjetër dhe do t’i transferojmë. Do të jetë Ministria e Arsimit garant për t’i ndihmuar që të transferohen në institucione të tjera të arsimit të lartë që ofrojnë programe doktorature.

Dhe një herë unë dua tu bëj thirrje dhe t’i garantoj të gjithë studiuesit, të gjithë punonjësit e Akademisë së Studimeve Albanologjike që do të kenë mbështetjen tonë maksimale dhe ky vendim që morëm sot jo vetëm që e sjell në ligjshmëri Albanologjinë Shqiptare por e ngre në një nivel më të lartë.

Kështu që unë gjithashtu do t’i ftoj të gjithë ata që solidarizohen apo bëjnë deklarata, statuse në mbështetje, do t’i lutesha që të lexojnë raportin, ligjin dhe VKM-në, relacionin sepse janë kaq të qarta arsyet e këtij riorganizimi.

Dua ta theksoj, nuk po mbyllet, sepse dëgjoj edhe deklarata të tipit “po zhduket Albanologjia” që nuk dua ta komentoj. Jo vetëm që nuk zhduket por Albanologjia do të marrë vendin që meriton, atje ku e meriton, në Akademinë e Shkencave që është niveli më i lartë, institucioni më prestigjioz për shkencën në përgjithësi.

Dhe disa nga ata që sot bërtasin edhe që ankohen për paligjshmëri janë pikërisht, një pjesë e tyre, përgjegjës që me veprimet apo mosveprimet e tyre i kanë lejuar institutet dhe Akademinë e Studimeve Albanologjike të jetë në paligjshmëri për kaq vite.

Unë jam krenare që po marrim vendimin e duhur. Janë një pakicë ata që bëjnë deklarata të tilla. Ndërkohë që unë kam një listë të gjatë të studiuesve të nderuar që e mbështesin këtë vendim dhe janë optimistë që ky do të jetë një vendim me rezultate pozitive për Albanologjinë, për faktin që është në prioritetet tona dhe në mbështetjen tonë.