Yuri Kim, Ambasadore e Shteteteve te Bashkuara, ka reaguar sërish sa i takon implementimit të Reformës në Drejtësi dhe zgjidhjet që ajo duhet të marrë.

Duke iu referuar fjalës së ministres së Drejtësisë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, e cila foli për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe plotësimin e BKH, ambasadorja e SHBA, shkruan se është e nevojshme heqja e pengesave për Reformën në Drejtësi dhe nuk duhet të dorëzohemi para atyre që dëshirojnë që drejtësia të mos vijë kurrë.

Postimi i plotë i ambasadores Kim:

Shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë implementimi Reformës në Drejtësi, hap pas hapi. E nevojshme të hiqen pengesat, për të kërkuar zgjidhje praktike, mos u dorëzoni kurrë para atyre që dëshirojnë që Drejtësia të mos vijë kurrë.

VERITAS.COM.AL