(FOTO: Arkiv)/
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe kryetari i sapo zgjedhur i LSI, Petrit Vasili, janë takuar sot në mëngjes me kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi. Biseda mes tyre i dedikohet fushatës elektorale dhe rezultateve që do të arrijë.
Akoma nuk ka ndonjë njoftim të hapët mbi bisedimet. Por ajo çfarë dihet është se dy partitë (LSI dhe PDIU) që ndodheshin në koalicion qeveritar, tani ndodhen jo vetëm të braktisura por edhe të sulmuara egër nga PS dhe PD. LSI është konsideruar ‘shushunjë që duhet mbytur’ nga vetë kryeministri Rama me të cilin bashkëqeverisen; ndërsa PDIU është quajtur ‘me kokë në qypin e turshive’ nga kryetari i Opozitës, Basha.
Politika e dy partive të mëdha pas marrëveshjes së 18 Majit është eliminimi i partive të vogla, ky fusin edhe LSI dhe PDIU.
Bashkimi i këtyre dy partive në një tavolinë bisedimesh në këto kushte nënkupton marrëveshje për bashkëpunim në zgjedhje.
Se cila do të jetë skema e bashkëpunimit, nuk bëhet e njohur. Por të dy partitë kanë qëllimin që të përballojnë presionin nga dy partitë e mëdha PS dhe PD. Ndoshta po përvijohet një linjë e dytë e bashkëpunimit mes partive ‘të vogla’ që do të sfidojë dy partitë e mëdha.
Veritas.com.al/