Sikur kjo të ishte parashkruar që në momentin kur u fol për Reformën dhe për ‘ balozët’  në krye të shtetit që do të gllabëronte Reforma e Drejtësisë, sot të gjitha ata të kastës së vjetër, të implikuar në krime, kërkojnë për jetë a vdekje të eliminojnë reformën në Drejtësi.

Kryeministri, Edi Rama foli sot nga Burreli duke iu drejtuar si opozitës edhe presidentit, Ilir Meta, pasi ky i fundit anuloi dje datën e zgjedhjeve vendore, gjë e cila u kundërshtua nga mazhoranca.

Kryeministri Rama ka deklaruar se ‘ ata nuk kërkojnë kokën time, por kërkojnë një pazar të madh’

Rama dhe alarmin dhe hodhi akuza drejt opozitës dhe Metës se po bëjnë orvatje politike të kota, pasi kërkojnë pazar dhe duan të varrosin Reformën në Drejtësi.

Sipas Ramës, po bëhet qëllimisht rrëmujë për të goditur të vetmen forcë që po mbështet Reformën në Drejtësi.

“Gjithë kjo orvatje për ta çuar Shqipërinë në orvatje nuk bëhet për disa bashki por sepse kërkohet një pazar për të varrosur reformën në drejtësi, kërkohet rrëmujë për të goditur të vetmen forcë që do të jetë mbështetësja e reformës në drejtësi dhe e zbatimit të saj për të kaluar nga ligjet te gjyqet.” tha Rama ndër të tjera.

Veritas.com.al/