Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ndëshkuar plagosjen e 27-vjeçarit Bledar Okshtuni, të ndodhur pasditen e sotme në zyrat e Partisë Demokratike në Kavajë.
Mes shiut dhe me çadër në dorë, Meta u fut brenda zyrave ku ndodhej Grida Duma.
Meta nuk la pa akuzuar kryeministrin Edi Rama për ngjarjen në fjalë, dhe shtoi se ai ka kryer qindra krime elektorale në ditët e fundit.
Ilir Meta: “Kam një paralajmërim për kryeministrin e bandave të Shijakut dhe të Dibrës që shkatërrua zgjedhjet e kaluara dhe që na kanë katandisur në këtë situatë kaq të rëndë. Të jetë gjaku i fundit për zgjedhje. Ti jo vetëm që nuk njeh Kushtetutë, por nuk njeh as rregullat e shqipatrëve se je shqipfolës. Ti ke çuar rrugaçët për të hyrë në shtëpinë e PD, i ke lëshuar banditët tërë natën.
U ke mbushur mendjen se do kesh mandatin e tretë. Thirri mendjes para se të jetë vonë dhe para se të merren vendime historike për 100 vitet që vijnë. Lëri qytetarët të votojnë në 25 prill. Mos kujto se Kavaja dhe Shqipëria mund të dhunohen në këtë mënyrë. Je ti që i fute kriminelët me 5 emra.
Ardi Veliu, lëri motivet e dobëta, është serioze loja tani, nuk ka shaka. Mos i lini ata që janë në kërkim të bredhin në Shijak e Sukth. Do ketë veprime spektakolare që s’jua pret mendja. Po sikur të bëhet presidenti problematic me gjithë popullin? Ku do vesh ti Edi Rama? Thellohu, reflekto dhe shko te SPAK-u vetë.”
VERITAS.COM.AL