Me tone nacionaliste, duke folur për një mision për të shpëtuar Kosovën, pavarësinë e saj dhe sovranitetin e Shqipërisë por edhe me një ‘pagëzim’ të ri si ‘për të larë mëkatët’ e së kaluarës Ilir Meta nis sot zyrtarisht rrugëtimin e tij të ri në politikën shqiptare. Lëvizja Socialiste për Integrim pritet që nga dita e sotme të mos e ketë më emrin e tillë, por ende nuk është bërë me dije se si do të jetë ky emër.

Lëvizja Socialiste për Integrim pritet që nga dita e sotme të mos e ketë më emrin e tillë. Që në nisje të eventit u ndryshuan 2 nene në statut ku i dha të drejtë vetes që të ndryshojë emrin, vulën dhe simbolet e partisë. Kjo i hap rrugën ndryshimit të emrit të partisë së krijuar në vitin 2004 nga Ilir Meta. Ende nuk dihet se cili do të jetë ‘pagëzimi’ i ri i partisë por Meta paraditen e sotme dha një sinjal se mund të quhet ‘Partia e Referendumit’. Ai tha se nuk është rikthyer për të rimarrë drejtimin e LSI por se “‘Partia e Referendumit’ na pret”.

Në Konventë e ka marrë fjalën Ilir Meta, i cili tha se në këto 5 vite që ai ishte Presidenti ndodhi një grusht shteti, pa tanke por me procedura dhe me ekspertizë, edhe me të huaj!