Në një intervistë të dhënë për Al Jazeera, Presidenti Ilir Meta, shprehet se në 30 qershor, nuk do të ketë zgjedhje.

“Nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor. Ky dekret është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare dhe të gjithë kanë detyrimin ta zbatojnë atë”, tha ai.

I pyetur nëse ka shkelur Kushtetutën dhe për mocionin e Largimit nga zyra, të votuar në Parlament, Kreu i Shtetit Shprehet:

“Unë kam qenë deputet i Parlamentit për 25 vite me radhë dhe e di shumë mirë se si funksionon ky institucion. Unë jam zgjedhur në postin e Presidentit të Republikës nga një parlament plotësisht legjitim dhe jo nga ky që kemi aktualisht.

Por që nga momenti që u zgjodha dhe u betova mbi Kushtetutën e Shqipërisë si President i Republikës unë i përkas Republikës dhe Republika u përket qytetarëve”, tha ai.

Por a shpreson Presidenti Meta në një marrëveshje për zgjidhjen e krizës?

“Unë shpresoj që zoti Rama të vijë këtu së bashku me udhëheqësit e tjerë për të bërë një marrëveshje që do ta ndihmonte vendin jo vetëm për të shmangur këtë klimë përçarëse, por edhe do të ndihmonte vendin t’i demonstronte Bashkimit Europian dhe të gjithëpartnerëve të tjerë maturinë e duhur dhe se ne jemi një vend që i kemi përmirësuar standardet demokratike dhe jo që i kemi përkeqësuar atë”, thotë ai më tej.

I pyetur nëse kryeministri Rama gëzon mbështetjen dhe besimin e Presidentit si kreu i Qeverisë, Meta shprehet se kësaj pyetje i është përgjigjur kur e ka dekretuar Kryeministër të Shqipërisë.

Veritas.com.al/