Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve, madje tha se ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen nga posti i tij.

Meta tha se në rast se Rama do të donte të ai të jepte dorëheqjen nga ky post, do ta bënte por me kushtin që në vendin e tij të zgjidhej si President, Rexhep Meidani.

“Presidenti është dhe më i hapur, nuk ka frikë nga vota e shqiptarëve, që në rast se do kryeministri të lerë dhe detyrën e Presidentit, gjithmonë duke konkurruar në 13 tetor, por me një kusht që në këtë zyrë të vij një person me shumë integritet dhe që ka qenë në këtë zyrë dhe që ka provuar që mbrojtja e interesit kombëtar, pra të jetë profesor Rexhep Meidani”, tha Meta.

VERITAS.COM.AL/