![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2017/06/ILIR-META-1-752x440.jpg)
Ilir Meta, në një miting në Pogradec tha se sondazhi për zgjedhjet e 25 qershorit është bërë dhe LSI do të jetë forcë e parë.
Ai këtë e theksoi, teksa ka folur për, siç ka thënë ai, sondazhet dhe analistët e paguar nga Edi Rama.
“Vendimi është marrë. Le të çojë sa të dojë Edi Rama analistët e paguar prej tij nëpër ambasada, në ekranet e televizioneve të paguara prej tij, sondazhet më absurd në botë. Sondazhi është bërë, LSI është forcë e parë, LSI ka gjithë rininë e Shqipërisë”, – ka thënë Meta.
Veritas.com.al/