Ilir Meta deklaroi se do të largohet nga parlamenti. Kjo është deklarata e dytë e tij e ngjashme, në pak ditë. Tha se do të largohet nga drejtimi nëse parlamenti nuk e voton reformën me konensus, por nën presion. Përpara se t’ia linte drejtimin e seancës, Valentina Leskajt, ai kritikoi edhe ambasadorët, Lu e Vlahutin, duke i ngarkuar me përgjegjësi direkte për ngërçin.

“S’mund të rri në këtë parlament që voton me SMS e nën presione. I falenderoj përfaqësuesit ndërkombëtarë, por një pjesë të përgjegjësisë kanë edhe ata, që ne ndodhemi në këtë situatë këtu, pasi disa gjëra duhet të ishin sqaruar më parë”, u shpreh Meta.