Nuk do te kete seance parlamentare deri me 11 gusht. Kryeyari i Kuvendit Ilir Meta qetesoi deputetet dhe njekohesisht ata qe prisnin cfare do te ndodhe me votimin e 7 ligjeve plotesuese te Reformes ne Drejtesi.
Ilir Meta është përshirë sërish në një seri takimesh me amabasadorët e huaj në Tiranë sa i takon përshpejtimit të afateve për miratimin e ligjit të vettingut. “Çdo gjë do të ecë normalisht në respekt të kushtetuës. Jemi duke diskutuar për të përcaktuar sa më shpejt mbajtjen e seancës për miratimin e ligjit të seancës për ligjin e vetingut”- ka deklaruar Meta pas përfundimit të takimit me ambasadoren gjermane Shutz.
“Duhet të jemi korrekt”- ka vijuar më tej Meta duke garantuar se “deri me 11 gusht deputetët të jenë të qetë dhe të vijojnë me programet e tyre. Ne do të vijojmë me rrugën e nisur në rrespekt të afatetve me qëllim që të punojmë për hapjen e negociatave”.
Meta thotë se ai personalisht është angazhuar edhe njëherë për të garantuar konsensusin mes palëve edhe sa i takon ligjit të vettingut ndërsa shtoi se “unë z.Xhafa dhe Z. Bylykbashi do të bëjmë pushime dimërore për të gjetur konsensusin me qëllim që të jemi të bindur për t’i dhënë vendit sa më parë ligjin e vettingut”.
Për Metën është e rëndëishme që kurdo që të ketë një mbledhje të Komisionit të Reformës në Drejtësi të ketë edhe rezultate konkrete ndërsa shpjegoi se: “Jemi në komunikim të vazhdueshëëm me PD-në, në mënyrë që kur komisiuoni të mblidhet të kemi një axhendë të qartë”.