Presidenti Ilir Meta ka qenë para pak ditësh në Amerikë, ku ka takuar edhe lobistin e njohur Safi Kaskas.

Ka qenë vetë ky i fundit i cili ka bërë publike vizitën e Presidentit Meta atje, duke publikuar edhe dy foto, ku siç shihet presidenti ka qenë i shoqëruar dhe nga bashkëshortja Monika Kryemadhi.

“The Qur’an with References to the Bible”, (Kurani me referenca në Bibël), është libri i cili Kaskas ua prezantoi presidentit dhe kryetares së LSI.

Kaskas shkruan se zonja Kryemadhi e pëlqeu shumë librin, madje u zotua së do të bënte të mundur përkthimin e tij në shqip.

Ai thotë se gjithashtu ata e ftuan në Shqipëri për të festuar përkthimin e librit.